Ambasadori i BE-së lavdëron Kurtin, e quan progres rihapjen e terminalit doganor në Trepçë

HomeLajmeKosova

Ambasadori i BE-së lavdëron Kurtin, e quan progres rihapjen e terminalit doganor në Trepçë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka quajtur lajm të mirë dhe hap të rëndësishëm rihapjen e terminalit doganor në Trepçë të Mitrovicës.

Ambasadori Szunyog ka thënë ky është një shembull i mirë i progresit, që sipas tij, po e arrin Kosova.

“Lajmi se kryeministri Albin Kurti inauguroi terminalin doganor të Trepçës është një shembull i mirë i progresit që po arrin Kosova. Është një rekomandim kryesor i kapitullit të doganave të raportit për Kosovën dhe një hap i rëndësishëm në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar ai në rrjetin social “Twitter”.

Pas shtatë vitesh, të martën është rihapur terminali doganor i Trepçës në Mitrovicë.

COMMENTS

DISQUS: 0