Analistët në Serbi komentojnë intervistën e ambasadorit Hill bëri të qartë se Serbia duhet ta njeh Kosovën

HomeLajmeRajoni

Analistët në Serbi komentojnë intervistën e ambasadorit Hill bëri të qartë se Serbia duhet ta njeh Kosovën

Pas intervistës që ka dhënë për mediat serbe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, në të cilën ka thënë se është e nevojshme që SHBA të luajë rolin e saj në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, analistët serbë vlerësojnë se nga kjo intervistë mund të nxirren tri mesazhe të qarta të Biden-it për Serbinë, raporton portali serb B92.

Duket se situata e përgjithshme në botë e shkaktuar nga lufta në Ukrainë ka ndikuar që Hill, në këtë intervistë, të shprehë pritshmëritë shumë kërkuese të SHBA nga Serbia edhe sa i përket Kosovës, integrimeve evropiane, por edhe në lidhje me sanksionet kundër Rusisë dhe furnizimin me gaz rus. Prandaj nuk është gabim të thuhet se Serbia në periudhën e ardhshme do të përballet me presione nga fuqitë e mëdha nga të gjitha anët, thuhet në artikull.

Pra, kur bëhet fjalë për SHBA, përshtypja është se qëndrimi i Washingtonit përmes fjalëve të Hillit tashmë është mjaft i qartë, sidomos kur bëhet fjalë për tri temat kyçe për Serbinë në këtë moment.

Qëndrimi që Perëndimi po e potencon gjithnjë e më shumë kohëve të fundit është se Serbia nuk do të hyjë në BE derisa të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën, pra derisa të njohë pavarësinë e Kosovës.

Edhe pse iu shmang këtyre fjalëve në mënyrë diplomatike, Hill dërgoi një mesazh praktikisht me të njëjtin kuptim për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se është i shqetësuar për mungesën e progresit në dialog dhe se nuk e di se cila do të ishte masa e duhur e përfshirjes së SHBA.

Hill gjithashtu ka thënë qartë se SHBA nuk e shohin si miqësor faktin që Serbia aktualisht po furnizohet me gaz nga Rusia dhe për këtë arsye pret që Serbia të gjejë më shumë furnizues të kësaj energjie.

COMMENTS

DISQUS: 0