Eksperti i njohur amerikan: Kosova dhe vendet e Ballkanit të bëjnë kujdes nga spiunazhi ruso-serb

HomeLajmeRajoni

Eksperti i njohur amerikan: Kosova dhe vendet e Ballkanit të bëjnë kujdes nga spiunazhi ruso-serb

Analisti i njohur amerikan, ekspert për Lindjen e Mesme dhe i specializuar në negociatat paqësore ndërmjet Izraelit dhe shteteve arabe, Alon Ben-Meir, ka ngritur alarmin se si Rusia po mundohet të infiltrohet në shtetet e Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimin në llogarinë e tij në tëitter, Ben-Meir përmend me theks të veçantë Kosovën, transmeton Ballkani.info.

“Kosova dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i mbajnë sytë hapur kur bëhet fjalë për mundësinë e infiltrimit të spiunëve rusë. Ky rajon është cak i hapur për Putinin; vendet tjera duhet jenë të vetëdijshme se si ai po rritet bashkë me Serbinë”, ka shkruar analisti i njohur amerikan.

Kohë të fundit është rihapur tema e tentimit të ndikimit rus përmes spinunimit dhe UNMIK-it në Kosovë, duke ngritur shqetësimin e një destabilizimi të mundshëm në vend dhe rajon./Ballkani.info

COMMENTS

DISQUS: 0