Flet për herë të parë pas emërimit ambasadori i ri Amerikan në Kosovë!

HomeKosova

Flet për herë të parë pas emërimit ambasadori i ri Amerikan në Kosovë!

Jeffrey Hovenier, ambasador i ri i SHBA-ve në Kosovë ka folur për herë të parë pas konfirmimit nga Senati për emërimin në këtë pozitë.

Hovenier ia ka kthyer urimin deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj për emërimin e tij, duke i thënë se pret që sa më shpejtë të kthehet në Prishtinë dhe të punojë për forcimin e raporteve mes Kosovës dhe SHBA-ve

Faleminderit. Pres të kthehem në Prishtinë dhe të punojë me homologët e mij nga Kosova për të forcuar edhe më tutje dhe thelluar marrëdhënien SHBA-Amerikë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Hovenier në pozitën e ambasadorit e zëvendëson Philip Kosnett.

Por kush është Jeffrey Havonier?

Ai është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

Hovenier aktualisht është zëvëndësshef i misionit të Ambasadës së SHBA-së në Ankara të Turqisë. Ai gjithashtu ka shërbyer edhe në ambasadën e SHBA-së në Berlin si dhe në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Në Uashington ai ka kryer detyrën e Drejtorit për Çështjet të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n dhe Çështjet e Evropës Qendrore.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Mbështetja e juaj dhe e SHBA-së në të gjitha proceset politike ka qenë përcaktuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Do të jemi përgjithmonë mirënjohës”, pati thënë atëbotë Thaçi.

Ndërsa diplomati amerikan, Jeffrey Hovenier, kishte deklaruar se qëndrimi amerikan gjithmonë ka qenë në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, pati thënë Hovenier.

COMMENTS

DISQUS: 0