Haradinaj mundohet të ironizoj me Kurtin në Kuvend për ngjarjet në veri: “You are the good guy now”

HomeLajmeKosova

Haradinaj mundohet të ironizoj me Kurtin në Kuvend për ngjarjet në veri: “You are the good guy now”

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e kuvendit e ka quajtur kryeministrin Kurti si djalë të mirë në gjuhën angleze.

Haradinaj ka thënë se Kurti fillimisht e ka bërë të fortin, por tani po zmbrapset nga veprimet.

“Në VV po e shoh se janë të ekzaltuar se ndërkombëtarët po e lavdërojnë kryeministrin qeverinë se kryeministri i tyre është bë “good guy”, vërtetë është bërë “good guy” Albin Kurti “he is a good guy noë”, por është një problem tash masë këtij “good guy” dhe ju duhet me analizu pak, sikur të ish nis gjatë gjithë kohës si “djalë i mirë” s’ka dert por është nisë si i forti edhe u mundu me ia ndërtu do pozicione vendit të vet qe ku ka përfunduar “good guy” shko para kthehu mbrapa kur dojnë çka ti thojnë dhe a e din kush Lajçaku, Vuçiqi e thirr Lajcakun e Lajçaku e gjen kon me thirr e këtij i thonë “step back”, a kemi me zgjidh situatën në veri i dashtun “good guy””, tha Haradinaj.

Ai u shpreh se Kurti duhet t’i rrisë rrogat e policëve që do t’i dërgojë në veri.

COMMENTS

DISQUS: 0