Ish-gjenerali i njohur shqiptar dhe ish ministri i mbrojtjës thotë se prania e mercenarëve rusë në veri është shqetësuese

HomeShqiperia

Ish-gjenerali i njohur shqiptar dhe ish ministri i mbrojtjës thotë se prania e mercenarëve rusë në veri është shqetësuese

Ish-gjenerali i njohur shqiptar, Dritan Demiraj, ka folur për situatën e tensionuar në veri dhe veprimet e protestuesve serbë atje.

Demiraj në një postim në Facebook ka thënë se përfshirja e mercenarëve me precedent kriminal nga Rusia nuk ndihmon në zgjidhjen e kësaj situate e cila edhe ashtu ështe e tensionuar.

Sipas tij, edhe Kosova edhe Shqipëria duhet ta denoncojë këtë akt të shkeljes së sovtranitetit në të gjitha forumet ndërkombëtare.

“Prania e mercenareve ruse te cilet perdoren nga administrata e Rusise per te destabilizuar ne vazhdimesi si ne rastin e zgjedhjeve ne Maqedonine e Veriut, ne Malin e Zi dhe ne vende te tjera te Ballkanit, tregon se Beogradi e ka shume te veshtire te distancohet nga ndikimi dhe urdherat e Rusise ne rajon”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se diaspora shqiptare në Amerikë do të bëj çdo përpjekje për informimin dhe sensibilizimin e administratës amerikane në lidhje me fushatën destabilizuese të Rusisë në Kosovë.

Postimi i plotë i Demirajt:

Duke ndjekur me vemendje ngjarjet dhe protestat e paligjshme te shtetasve te Republikes se Kosoves me etni serbe, te organizuar dhe dirigjuar nga sherbimet inteligjente serbe, deklaroj se perfshirja qe nga mbremja e djeshme e mercenareve me precedent kriminal dhe background militar me origjine nga Rusia nuk ndihmojne ne zgjidhjen e situates se tensionuar ne kufirin verior te Kosoves.

Nderkohe qe mbeshtesim ne maksimum vendimin e kryeministrit Kurti, per zbatimin e parimit demokratik te reciprocitetit i bejme thirrje autoriteteve dhe sherbimeve destabilizuese sekrete dhe trupave te xhandarmarise serbe te mos provokojne forcat e policise se Kosoves.

Prania e mercenareve ruse te cilet perdoren nga administrata e Rusise per te destabilizuar ne vazhdimesi si ne rastin e zgjedhjeve ne Maqedonine e Veriut, ne Malin e Zi dhe ne vende te tjera te Ballkanit, tregon se Beogradi e ka shume te veshtire te distancohet nga ndikimi dhe urdherat e Rusise ne rajon.

Ky eshte nje fakt shqetesues te cilin qeveria e Kosoves dhe e Shqiperise duhet ta denoncoje kete shkelje te sovranitetit ne te gjithe forumet dhe organizatat nderkombetare.

Ne te njejten kohe edhe diaspora shqiptare ne Amerike do te beje çdo perpjekje per informimin dhe sensibilizimin e administrates amerikane dhe Kongresin Amerikan ne lidhje me veprimtarine destabilizuese te Rusise dhe Serbise ne Kosove.

Si perfundim, mbeshtesim me force policine e Kosoves si dhe i bejme thirrje te gjithe faktorit shqiptar per te ruajtur qetesine dhe per te kontribuar ne zgjidhjen e shpejte te mosmareveshjeve ne pikat kufitare me Serbine duke respektuar mareveshjet dhe rregullat nderkombetare sipas standarteve Europiane dhe demokratike./Lajmi.net

COMMENTS

DISQUS: 0