Kongresmenë të SHBA, diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë

HomeLajmeShqiperia

Kongresmenë të SHBA, diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim bëri të ditur se anëtarët e Kongresit, do të zhvillojnë takime me udhëheqësit shqiptarë.

Kim thekson se Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner janë në Tiranë për takime të rëndësishme, ndërsa nënvizon se më shumë detaje do të japin nesër.

“Kënaqësi e madhe të mirëpres anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner në Tiranë për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë. Na ndiqni nesër për më shumë detaje!”, u shpreh ambasadorja Kim.

COMMENTS

DISQUS: 0