Kryetari i PSD-së, Molliqaj: Gabimet e qeverisë po iu kushtojnë qytetarëve

HomeLajmeKosova

Kryetari i PSD-së, Molliqaj: Gabimet e qeverisë po iu kushtojnë qytetarëve

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se gabimet e qeverisë po iu kushtojnë qytetarëve të Kosovës.

“Janë minimalisht dy gabime të kësaj qeverie. Subvencionime që i është bërë blerjes së energjisë elektrike përkatësisht humbjeve të një kompanie private është e papranueshme, minimalisht në nivelin që është bërë. Kur dikush privatizon diçka, ai e merr këtë benificion duke marr parasysh edhe rreziqet që mund të vijnë, nuk ka asnjë logjik që të gjitha fitimet t’i marrin për krejt vitet që ka operu kjo kompani private, ndërsa tani kur erdh momenti i humbjes të gjitha humbjet i mbulon shteti i Kosovës, përkatësisht taksapaguesi”.

“E dyta është që qeveria me vartësit e saj që janë në ZRrE e kanë hartuar një dokument i cili është në përputhje totale me kërkesat që i ka vënë një kompani private”, tha Molliqaj në Politiko në kanal10.

COMMENTS

DISQUS: 0