Kurti: Angazhimi ynë për jetësimin e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” vazhdon

HomeLajmeKosova

Kurti: Angazhimi ynë për jetësimin e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” vazhdon

Tre herë ia mësynë familjes dhe kullës së Jasharajve forcat policore e ushtarake serbe. Sot e përkujtojmë 24 vjetorin e sul’mit të dytë. Me 22 janar 1998 u plagosën Selvete (Hamëz) Jashari dhe Iliriana (Rifat) Jashari. Selvetja u v’ra në Epopenë e UÇK-së një muaj e gjysmë më vonë.

Në këtë përvjetor pashë nga afër ndërhyrjet emergjente dhe fillestare në kullat e Jasharëve që për qëllim kanë mbrojtjen nga degradimi dhe konservimin e këtij margaritari të historisë sonë, sa të lavdishme aq edhe të dhimbshme.

Angazhimi ynë për jetësimin e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz vazhdon me hartimin e detyrës projektuese dhe shpalljen e konkursit ndërkombëtar gjatë këtij viti.

COMMENTS

DISQUS: 0