Levizja Vetëvendosje: “Në Prizren është deformuar vullneti qytetar, do ankohemi për rezultatin”

HomeLajmeKosova

Levizja Vetëvendosje: “Në Prizren është deformuar vullneti qytetar, do ankohemi për rezultatin”

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se do ta ushtroj të drejtën për ankesë në rezultat.

Sipas VV-së në Prizren, shtabi zgjedhor tashmë është në përpilim të ankesave, pasi sipas tyre, kjo po bëhet duke u bazuar në ngjarje që kanë ndodhur në ditën e votimit në këtë komunë.

“Sipas dëshmive ka pasur presione ndaj votuesve në hyrjet e vendvotimeve, tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në javën e fushatës përmes shpërndarjes së parave dhe të mirave materiale, por edhe kër.cë.nime ndaj komuniteteve në Prizren dhe në disa regjione të Prizrenit”.

COMMENTS

DISQUS: 0