Poezi për 28 nëntor nga Kushtrim Reshiti: Një Trung me Dy degë

HomeLajmeKosova

Poezi për 28 nëntor nga Kushtrim Reshiti: Një Trung me Dy degë

Një Trung me Dy degë

Në çdo nëntor frymojmë më ndryshe,
Ndjehemi si shqiponja, jo si dallëndyshe.
Thellë në zemra ndjejmë edhe mërzi,
Pse jemi dy shtete e nuk jemi Nji?!

Zemrat janë të bashkuara,
Por tokat të copëtuara!
E shpirtrat janë hapur plagë,
Se nga sakrificat lumi është bërë gjak!

Jemi të ndarë si dy degë,
Me NJË trung e rrënjë nën dhè!
Jemi si Shqiponja me dy koka,
Që ti ruajmë me kujdes këto toka!

Me shpresën te Zoti,
E me punë të pastërta si loti,
Synojmë të ecim përpara,
Si dy shtete të pandara.

Urime Dita e Flamurit për gjithë Kombin Shqipëtar🇦🇱

Kushtrim Reshiti

COMMENTS

DISQUS: 0