Rama nga Beogradi: Nga 1 janari i hapim kufirin mallrave serbe

HomeLajmeShqiperia

Rama nga Beogradi: Nga 1 janari i hapim kufirin mallrave serbe

Nga Beogradi ku ndodhet prej ditës së djeshme, gjatë konferencës për mediat Edi Rama nënvizoi të mirat që do të sjellë për shqiptarët, kompanitë dhe ekonomitë, nisma e ‘Ballkanit të Hapur.

Kreu i qeverisë tregoi gjatë konferencës për shtyp me presidentin serb, Vuçiç dhe përfaqësuesin e RMV, Dimitrov se në takimin e zhvilluar ka marrë të gjithë mbështetjen e nevojshme nga sipërmarrësit e 3 vendeve për lehtësimin e procedurave të lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve.

Rama tha se nga 1 janari, Shqipëria do ti hapë kufirin mallrave serbë.

‘Sot është më ndryshe. Fokusi ka qenë tek njerëzit, kompanitë, fermerët, punëtorët, studentët që janë edhe përfituesit realë të Ballkanit të Hapur dhe që secili në mënyrën e vetë vuan pritjen në kufi, barrën e burokracisë, kontrollet, inspektimet.

Më vjen mirë që jemi fokusuar aty ku është thelbi. Thelbi i kësaj nisme është të zgjerojmë ekonomitë, tregjet tona, të cilat janë të vogla, por nëse integrohen, kthehen në një treg të rëndësishëm dhe për investimet e huaja. Për herë e më tepër po del në pah që kjo ka një kufi që lidhet me hapësirën e shfrytëzimit të tregut.

Që të përfitojmë sa më shumë investime të huaja direkte duhet të ofrojmë një hapësirë më të gjerë. U ballafaquam direkt me sipërmarrësit nga të treja vendet dhe me problemet e tyre reale. Të gjithë njëzëri kërkuan që çfarë ne nënshkruajmë të përkthehet në një realitet të prekshëm në kufi, aty ku nisin problemet.

Kemi eksportues nga Serbia, Maqedonia të fruta-perimeve, qumështit që nuk mund të rrinë dot me ditë në kufij. Nuk mundet dot që të premten në darkë të arrish në kufi dhe të presësh të hënën për të kaluar qumështin.

Apo për të çuar produktet nga Konispoli deri në Serbi, nga ara në treg për të kaluar nëpër dogana. Apo 3 javë për të pritur për produktet që sjell nga një vend tjetër’, tha Rama.

COMMENTS

DISQUS: 0