Shqipëria reagon për gjendjën në Veri, kërkon nga Serbia që të terheq ushtrinë nga kufiri me Kosovën!

HomeLajmeShqiperia

Shqipëria reagon për gjendjën në Veri, kërkon nga Serbia që të terheq ushtrinë nga kufiri me Kosovën!

Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar pas in.cid.enteve në veri të Kosovës, ku në orët para të mëngjesit të së shtunës u do.gj Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në ndërtesën e komunës së Zubin Potokut, ndërsa në një tjetër qendër të tillë në komunën e Zveçanit janë hedhur b.o.m.ba, që nuk kanë shp.ër.thyer. Tirana zyrtare shpreh shqetësim për dhu.nën dhe dë.non aktet van.dale. Gjithashtu, Shqipëria shprehet e shqetësuar për dërgimin e for.cave të ar.m.at.osura serbe pranë kufirit me Kosovën.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë është shumë e shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe dënon fuqimisht aktet vandale të kryera sot, ku disa individë i vunë zja.rrin zyrave të regjistrimit të mjeteve në Zubin Potok dhe dëmtuan një zyrë të ngjashme në Zvecan. Asgjë nuk e justifikon përdorimin e dhunës, dë.mtimin e pronës publike dhe mungesën e respektit ndaj ligjit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën thirrje që këta vandalë të sillen para drejtësisë.

Shqipëria është veçanërisht e shqetësuar për dërgimin e for.c.ave të a.r.m.ato.sura serbe pranë kufirit me Kosovën dhe mjetet fluturuese ushta.rake të cilët fluturojnë afër dhe sipër hapësirës ajrore të Kosovës, të cilat nxisin individët të pr.ov.okojnë tra.zira dhe dhunë, si dhe synojnë dest.abilizimin e Kosovës. Këto akte bien ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat kanë për synim të sigurojnë rendin dhe stabilitetin në atë pjesë të rajonit.

Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e ar.ma.tosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për ç’tensionim të menjëhershëm të situatës. Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilave Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Si një aleat i NAT0-s dhe një anëtar i përgjegjshëm i Kombeve të Bashkuara, Shqipëria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt de-përshkallëzimit të menjëhershëm të situatës dhe kthimit drejt dialogut” mbyllet deklarata./Abcnews.al

COMMENTS

DISQUS: 0