Si shkas në ditë greve: “Rrëfimi i një pacienti kosovar për trajtimin që u bëhet në spitalet tona!”

HomeLajmeKosova

Si shkas në ditë greve: “Rrëfimi i një pacienti kosovar për trajtimin që u bëhet në spitalet tona!”

Sot, e enjte dt. 25.11.2021, punëtorët shendetësor kanë organizuar grevë të përgjithshme ku kërkojnë që projektligji për Pagat të miratohet në Kuvend dhe nga viti i ardhshem të filloj së zbatuari.

Interesante

Ja se si të rregulloni presionin e gjakut nga shtëpia në vetëm pak ditë!

Mirëpo, a e meritojnë një trajtim të dinjitetshëm në pagë mjeket dhe stafi tjetër shendetësor?! Natyrisht që PO, e veqanërisht në këtë kohë pandemie. A e kryejnë punën për të cilën kërkojnë të paguhen dinjitetshëm këta mjek!?, Kjo lënë shumë për të deshiruar.

Si shkas, në këtë ditë greve në shendetësi, më poshtë po e paraqesim përjetimin e një pacienti në një nga qendrat e mjekësisë familjare në Prizren, se si është trajtuar nga këta mjek! Përjetime të tilla e edhe më të rënda ka çdo ditë në spitale e qendra të mjekësisë familjare, për çka lusim lexuasit që çdo perjetim të na dërgojnë në Emailin: info@lajmishqip.net, e të cilin ne do ta publikojmë të pa censurauar.

Nga një pacient i rendomt kosovar!

“Erdha ne Qendren e Mjekësisë Familjare në Prizren në ora 13:35 për një kontroll të vajzes sime të mitur e cila kishte probleme me kollë, fyt dhe frymarrje, në ato momente nuk kishte pacient tjerë në qender, apo me mirë me thenë kishte pak pacient.

Bemë regjistrimin e zakonshem ne recepcion, ku pritja dhe trajtimi ishte në rregull dhe nga aty me orientuan në zyren e mjekut me nr. 3, dera e kësaj zyreje ishte mbyllur, me thanë shko ne 9 edhe ajo ishte mbyllur, pastaj më thanë shko ne 7, me kujtohet zyra nr. 7 ishte mjekja specialiste e mjekësisë familjare, e hapa deren, aty ishin disa mjek tuj ba llafe dhe tuj pi kafe, besa mund te kenë qenë mjeket e zyres 3 dhe 9, (ky është vetëm supozim i imi), thjeshtë u kërkova falje dhe dola në koridor për të pritur derisa të lirohet mjekja.

Pritja si në shumicën e institucioneve tona, edhe këtu filloi të zgjaste. Unë me vajzën time të smurë prisja në kooridor, mjeket qe ishin ne zyrën numer 7 banin llafe e qeshnin.

Pritja vazhdonte, e si në çdo vend tjeter, edhe në këtë institucion del dikush që hyn me të njofshem (pa radhë), duke injoruar faktin se ti je duke pritur rend. Pacienti, një burrë që sipas të gjitha gjasave ishte i njohur për mjeket hyn në zyre, vazhdojnë llafet, ne prisnim.

Pas meje vjen një nënë shtatezene me vajzen e saj rreth 7 vjeçare, edhe ajo vazhdon te pres, minutat ecnin ora kishte vajtur 14:15, mbi gjysme ore kishte kaluar, e ne zyren e doktoreshes hynin e dilnin mjek e koleg, ne prisnim. Nëna shtatëzenë e cila erdh pas meje ishte e lodhur, pas 15 minutash pritje, e hap deren nr. 7, pyet mjeken a mund të kontrollohej, ajo i thotë mund të presesh 1 minutë, a minuta po behej orë, nuk kishte rradhë, nuk kishte pacient tjerë, isha vetëm unë me vajzen time të mitur dhe nena shtatezenë me vajzen e saj. Më në fund zyra u zbraz nga mjeket, erdhi radha, hyra në zyren e mjekut pas 50 minutash pritje, rreth orës 14:25, kontrolla te mjeku nuk zgjati më shumë se 2 minuta, thjeshtë rutinë (shiko fytin merr frym leshoje frymen), shkruan disa barna, ditën e mirë.

Vallë këtyre mjekve, e jo vetëm, mund të ju shkoj ndermend se edhe koha e pacientit ka vlerë, madje më shumë vlerë se koha e tyre, duke pasur parasysh faktin se këta pacient kanë halle, e këto halle pretendojnë të ua zgjidhin këta mjek, që në shumë raste vetëm sa ua shtojnë.

Mua kjo me ndodhi në këtë qender, e që besoj që është një ndër rastet më të lehta që mund t’i ndodh një pacienti, por jam shumë i bindur që raste të tilla, madje më të rënda, ka në shumë Spitale e QKMF, në shumë zyre komunale e ministri, në shumë zyre në gjykata, prokurori e polici…, ku pritjet e kota mund të zgjasin me orë.

Ne duhet të jemi ata, që nëse nuk mund ta ndryshojmë këtë mentalitet zhvatës të shërbyesve tonë që paguhen nga taksat tona, së paku ta ngrem zërin duke shfrytëzuar mediat për të paraqitur çdo sjellje të keqe apo injorancë të këtyre shërbyesve, të cilet kanë për obligim për të na ofruar këto shërbime. Ne mund t’i kuptojmë këta mjek nëse ka radhë dhe duhet presim radhë për të na ofruar shërbimet e tyre, por nuk i kuptojmë ata mjek – shërbyes publik, si në rastin konkret, kur nuk ka radhë, ku janë vetëm 2 pacient dhe duhet të presesh i smurë me orë të tëra për ta marr një shërbim 2 minitësh!😓

Ne këtë radhë folëm me zyre, por i dijmë edhe emrat e këtyre mjekve që malltretojnë popullin e gjorë dhe me halle, ku shkojnë për tu sheruar, e smuren edhe më shumë!“😓😓/Lajmishqip.net

COMMENTS

DISQUS: 0