U dënua me 3 vjet e 4 muaj burg, Tahiri tashmë është dërguar në paraburgim në një burg të Tiranës!

HomeLajmeShqiperia

U dënua me 3 vjet e 4 muaj burg, Tahiri tashmë është dërguar në paraburgim në një burg të Tiranës!

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka shkuar në ambientet e paraburgimit të burgut 313 në kryeqytet, ku pritet të nisë dhe dënimin e tij me 3 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

Kreu i trupës gjykuese gjatë leximit të vendit deklaroi se u provua lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn dhe Artan Habilajn.

Gjithashtu ai tha se është verifikuar se Tahiri ka përfituar shërbime të padrejta dhe se ka dëmtuar shtetin me shpërdorimin e detyrës.

COMMENTS

DISQUS: 0