Vuçiqi ankohët në Kinë për vizitën e Lajçak dhe Eskobar në Serbi: “S’ishin aspak të lehta bisedimet që zhvillova me ta…”

HomeLajmeRajoni

Vuçiqi ankohët në Kinë për vizitën e Lajçak dhe Eskobar në Serbi: “S’ishin aspak të lehta bisedimet që zhvillova me ta…”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, teksa komentoi mesazhet që emisarët e SHBA-së e BE-së ia dërguan gjatë vizitave që patën në Kosovë e Serbi, tha se nuk ka bisedime të lehta me ata që njohin Kosovën si shtet.

Ai këto deklarime i bëri për mediumin e afërt me pushtetin e Vuçiqit, Tanjug, gjatë kohës sa po qëndron në Kinë, përcjell lajmi.net.

“Mua më thanë gjithçka që e deklaruan edhe publikisht. Për ne s’është e lehtë asnjë formë bisedimi për Kosovën me ata që e njohin pavarësinë e saj dhe e proklamojnë atë”, ka deklaruar Vuçiq.

Të dy emisarët përgjatë vizitave në Kosovë dhe Serbi kërkuan normalizim marrëdhëniesh ndërmjet dy vendeve përmes dialogut të fascilituar nga BE-ja. /Lajmi.net

COMMENTS

DISQUS: 0